Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
U ftuan për kauzën, studentes i jepet fjala pas një ore: Ky emision u nis me një kontradiktë!
Një grup studentësh u ftuan mbëmjen e sotme në emisionin “Të paekspozuarit” për të folur në lidhje me kauzën e tyre dhe kërkesat që kanë.
Mirëpo studentëve u është dhënë fjala një orë pas nisjes së emisionit, pasi në pjesën e parë u fol për korrupsion e qeveritarëve, abuzimet me tendera, e për oligarkët.
Studentja e mjekësisë, pasi iu dha fjala, u shpreh se emisioni nisi me kontradiktë.
“Ky emision nisi me një kontradiktë. U ftuam si studentë me temën, “studentët çfarë do ndodh me pas...”, por kemi disa minuta që dëgjojmë për korrupsionin... Nuk është dita për oligarkët. Kemi njëzet e ca vite qe ne i dëgjojmë këto problematika. Ne nuk duam të bëjmë gabimet e dhjetorit të studenteve më parë”, u shpreh studentja ndërsa shtoi se nuk do te ketë negociata sepse ne nuk kërkojnë negociata.
Më tej ajo u shpreh, “Protesta është një mekanizëm reflektues. Kërkesa jonë i është drejtuar kryeministrit, ministrisë së Arsimit dhe universiteteve”.