U fut për t’u larë në det, ndërron jetë i moshuari në plazhin e Borshit

Një i moshuar ka humbur jetën ndërsa ndodhej me pushime në plazhin e Borshit. Mësohet se, viktima ka pësuar atak kardiak gjatë kohës që po lahej në det.

85-vjeçari me iniciale E. L., ka humbur jetën rrugës për në Spitalin e Sarandës.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.