Flash News

KRYESORE

U gjet i pajetë në qendër të Vlorës, policia jep detajet e para

U gjet i pajetë në qendër të Vlorës, policia jep

Policia e Vlorës ka dhënë detajet e para lidhur me ngjarjen e rëndë, ku një i ri u gjet i pajetë te “Sheshi i Flamurit” në qendër të qytetit të Vlorës.

Policia ka dhënë detajet e para, duke theksuar se i riu me inicialet A.I., 26 vjeç dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke prerë damarët.

“Më datë 18.05.2018, rreth orës 10:54, në lagjen “28 Nëntori”, është konstatuar i shtrirë në tokë, pa shenja jete, shtetasi A.I., 26 vjeç. Nga këqyrja paraprake dyshohet se shtetasi ka kryer vetëvrasje pasi është konstatuar se ka prerë damarët. Në vendngjarje është gjetur dhe një mjet prerës (thikë). Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

 

Të fundit