U gjet në një pyll në Rumani, piktura e vjedhur e Picasso-s është false

Ajo që mendohej se ishte një pikturë e vjedhur e Pablo Picassos e zbuluar kohët e fundit në një pyll në Rumani është false.

Vepra e Picasso ishte një nga 7 pikturat e grabitura në vitin 2012, në atë që u konsiderua nga mediat si ‘vjedhja e shekullit’.

Katër hajdutë u burgosën për grabitjen, por veprat me vlerë deri në 200 milionë euro, nuk u gjetën kurrë.

Disa prej tyre raportohet se janë djegur nga nëna e njërit prej hajdutëve, e cila i tha policisë se i vuri flakën pikturave pasi policia filloi kërkimet në fshatin e saj, por më vonë e tërhoqi rrëfimin.

Një shkrimtare holandeze Mira Feticu bëri një shkrim në gazetë duke pretenduar se kishte gjetur pikturën e Picasso pasi asaj iu dërgua një letër anonime rreth 10 ditë më parë me udhëzimet që tregonin se ku ishte fshehur.

Feticu, me prejardhje rumune, tha për AFP se njoftimi e çoi në një pyll në lindje të vendit ku gërmoi dhe gjeti veprën e artit të mbështjellur me plastikë.

Megjithatë, Feticu tha për transmetuesin publik holandez NOS se ishte viktimë e një “loje” nga dy drejtorë belg në Antëerp dhe se udhëzimet lidhur me vendin ku ishte fshehur piktura ishin një ‘marifet publiciteti’.