Flash News

KRYESORE

U godit me thikë në Pyllin e Sodës, vdes në spital i riu në Vlorë

U godit me thikë në Pyllin e Sodës, vdes në spital i riu

Një i ri ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në spitalin rajonal të Vlorës.

Mësohet se 26-vjeçari Aleksandër Petanaj u godit me thikë mbrëmë në orët e vona pas një sherri në Pyllin e Sodës, në qytetin bregdetar, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve për shkak se goditja ka prekur organet jetësore.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë, por policia ka nisur hetimet.

Të fundit