Flash News

KRYESORE

U gropos në mal nga babai dhe vëllai, zbardhet pas 8 vitesh vrasja e Eglantina Bucit

U gropos në mal nga babai dhe vëllai, zbardhet pas 8 vitesh vrasja e

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Institutin e Policisë Shkencore dhe Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, kanë zbardhur një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012, në vendin e qujtur “Mali me Gropa”, Tiranë.

Bëhet fjalë për vrasjen e shtetases Eglantina Buci, 31 vjeçe, lindur në Dibër dhe banuese në Babrru, Tiranë, e cila nga hetimet ka rezultuar se është vrarë nga babai dhe vëllai i saj.

"Në kuadër të hetimeve u bë e mundur gjetja e disa pjesëve të një skeleti (eshtra) të një kufome të paidentifikuar të gjetur në datë 14.09.2012, në vendin e quajtur ”Mali me Gropa”, Tiranë. Pas një pune hetimore të pandërprerë që prej vitit 2017, janë rifilluar hetimet në lidhje me këtë çështje dhe mbi veprimet hetimore dhe procedurale dhe është bërë i mundur identifikimi shkencor eshtrave, të cilat i përkasin shtetases Eglantina Buci." thuhet në njoftimin e policisë.

Sot, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masat e sigurisë “Arrest në burg” për autorët (babë e bir) të dyshuar të kësaj ngjarje, konkretisht shtetasit:

Faik Buci, 66 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Babrru, Tiranë;

Shkëlzen Buci, 37 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Babrru, Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasit e mësipërm (babë e bir), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë më armë zjarri pistoletë shtetasen Eglantina Buci dhe më pas e kanë fshehur (groposur) kufomën, në Malin me Gropa, Tiranë. Motivi i vrasjes së bërë nga babi dhe vëllai i saj është pasi shtetasja E. B. është larguar nga banesa për të bashkëjetuar me një shtetas tjetër, pa dëshirën e personave të lartëpërmendur F.B dhe Sh.B (familjarë të saj).

Vëllai i vajzës, shtetasi Sh. Buci, aktualisht është duke vuajtur dënimin në burg, pasi është arrestuar më parë për “Vrasje me paramendim” të ngelur në tentativë, të ndodhur në Tiranë, në vitin 2017. Ky shtetas aktualisht është duke vuajtur dënimin me 13 vite burgim.

Ndërsa i ati, shtetasi F. Buci është arrestuar pas daljes së masës së sigurisë dhe në momentin e kapjes këtij shtetasi i është gjendur një armë e ftohtë thikë.

Materialet në ngarkim të shtetasve F. B. dhe Sh. B. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për veprat penale ”Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, ”Mbajtja pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” dhe ”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .

Të fundit