Flash News

KRYESORE

U helmua në aeroport, liderit të opozitës ruse i "ndalohet" të lëvizë jashtë për t'u kuruar

U  helmua në aeroport, liderit të opozitës ruse i

Mjekët rus nuk po lejojnë që lideri i opozitës, Alexei Navalhy, të transferohet nga Siberia në një spital në Gjermani për tu kururar, pas helmimit që i ndodhi.

Stafi mjekësor tha që Navalhy nuk është në gjendje aq të mirë sa të zhvendoset, por një zëdhënëse e këtij të fundit e quajti këtë “ një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e tij”.

Aktivistët në Gjermani kanë dërguar një aeroplan për ta sjellë  në Berlin për një trajtim më cilësor dhe se do të ishte "vdekjeprurëse" që ai të mbetej në spitalin e Siberisë.

Një zëdhënës i Putin-it tha të enjten se Kremlini do të ndihmojë në lëvizjen e z. Navalny jashtë vendit nëse është e nevojshme, dhe i uroi atij një "shërim të shpejtë".

Alexei Navalhy u sëmur gjatë një fluturimi të enjten dhe ekipi shoqërues dyshon se diçka ishte futur në çajin e tij në një kafene në aeroport.

Të fundit