Flash News

KRYESORE

U hodh nga kati i pestë i hotelit në Athinë, ndërron jetë 42 vjeçari shqiptar

Shqiptari, i cili dyshohet të jetë 42 vjeçari nga Skrapari Emiljano Desaj, është hedhur nga kati i pestë në Athinë duke ndërruar jetë.

 Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në një hotel në Omonia. Burri kishte hyrë në hotel pa pyetur recepsionistin, i cili menjëherë kishte lajmëruar policinë.

Kur kanë mbërritur policia e ka gjetur shqiptarin në tokë dhe pa ndjenja pasi ishte hedhur nga kati i pestë. Ndonëseambulanca  arriti në vendngjarje, mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë për shkak të plagëve të marra.

Në vendin ku shqiptari u hodh nga kati i pestë, policët gjetën një çantë me një shumë të konsiderueshme parash që viktima i kishte me vete.

Të fundit