Flash News

KRYESORE

U iku i paraburgosuri nga Gjykata, arrestohen dy gardistët

U iku i paraburgosuri nga Gjykata, arrestohen dy gardistët

Dy gardisë janë arrestuar pas ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në qytetin e Gjirokastrës ku i ndaluari Saimir Ahmeti u arratis nga ambientet e Gjykatës ku do të njihej me masën e sigurisë.

“Pas verifikimeve të kryera, Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë bëri arrestimin në flagrancë shtetasve, Njazi Kaçupaj, i biri i Hasan dhe Tajane, i datëlindjes 25.03.1966, lindur në Vlorë dhe banues në Sarandë dhe Fatjon Idrizi, i biri i Hekuran dhe i Mufire, i datëlindjes 19.05.1990, lindur në Sarandë dhe banues në Sarandë me detyrë punonjës të policisë në IEVP Sarandë”, njofton policia.

Gardistët akuzohen se nuk kanë zbatuar procedurat standarde të ruajtjes dhe shoqërimit të të paraburgosurve, si pasojë e të cilave ka ardhur largimi nga ambientet e kësaj Gjykate i të paraburgosurit.

Ky i paraburgosur u kap disa orë më vonë nga forcat e Policisë së Gjirokastrës.

 

 

Të fundit