Flash News

KRYESORE

U infektua me covid-19, Silvio Berlusconi shtrohet në spital

U infektua me covid-19, Silvio Berlusconi shtrohet në spital

Silvio Berlusconi, i infektuar me covid-19 është shtruar në spital mbrëmë vonë, konfirmojnë mediat italiane.

Ish-kryeministri italian është shtruar në spitalin ‘San Raffaele’ në Milano, por nuk është në kujdes intensiv , informojnë burimet e Forza Italia.

Ai është shtruar "si një masë paraprake” për shkak të moshës së tij 84-vjeçare, si dhe patologjive të tjera që kishte kaluar dhe operacioneve që u ishte nënshtruar më parë.

Senatorja e Forza Italia, Licia Ronzulli, i tha Agorà Rai, në Rai3 se “Berlusconi është mirë, shtrimi ishte  parandalues ​​ për të monitoruar progresin e Covid-19”.

Të fundit