U infektua me koronavirus, Shefi i Urgjencës Kombëtare mesazh nga shtëpia: Medikamenti më i mirë është pozitiviteti juaj!

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, rezultoi pozitiv me Covid-19, dy ditë më parë.
Ai ndodhet në izolim në shtëpinë e tij, nga ku sot ka shpërndarë një mesazh falenderimi për të gjithë ata që po e mbështetsin në këto ditë të vështira.
Në mesazhin shpërndarë në Facebook, Brataj thekson se mesazhet motivuese dhe mbështetëse e kanë inkurajuar për të luftuar në betejën me virusin.
Po ashtu ai njofton se gjendja e tij shëndetësore paraqitet më e stabilizuar.