Flash News

KRYESORE

U infektua së bashku me vëllain me Covid-19, flet Edmond Budina

U infektua së bashku me vëllain me Covid-19, flet Edmond Budina

Dy vëllezërit regjisorë Edmond dhe Robert Budina janë infektuar me covid-19, ndërsa sot MSH konfirmoi 50 raste të reja me coronavirus në rang vendi.

Regjisori Edmond Budina ka folur për herë të parë për infektimin e tij me koronavirus.  Për Faxweb ai e pohoi faktin se është pozitiv me Covid dhe u shpreh se gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë, por preferon që më vonë të ketë një dalje publike.

 “Jam shumë mirë, e kam bërë tamponin dhe kam dalë pozitiv, nuk dua të flas gjatë sepse do të dal me një deklaratë publike më vonë. Jam shumë mirë dhe pa simptoma por pozitiv, jetoj vetëm, nuk kam persona në familje që të mund t’ju merrej tamponi”, tha Budina.

Faxweb.al nga burime të sigurta mëson se 3 vëllezërit Budina kujdeseshin për hallën e tyre të moshuar, ndërkohë që gjatë kohës që ishin marrë me çështjen e Teatrit Kombëtar, kishin punësuar një grua të kujdesej për të.

Gruaja në fjalë ka rezultuar pozitive dhe kjo ka ndikuar që ISHP të kërkoj me këmbëngulje marrjen e tamponëve për vëllezërit, ku mësohet se Edmondi dhe Roberti kanë rezultuar pozitiv, dhe ky i fundit prej një jave, ndryshe nga i vëllai, ka shfaqur shenja të lehta. Ndërkohë ai ka vijuar aktivitetet e tij si dhe ka pasur gjatë kësaj periudhe kontakte me njerëz të tjerë.

Ndërkohë ajo çfarë bën përshtypje është fakti se vëllai i tretë, ndonëse ka qenë në kontakt me Edmondin dhe Robertin apo familjarë të tjerë, nuk i është marrë tampon, shkruan Faxweb.

Lexoni edhe:

https://politiko.al/vellezerit-budina-me-covid-19-reagon-rama-virusi-perfiton-nga-neglizhenca-ndaj-rregullave/

Të fundit