Flash News

KRYESORE

U intervistua nga gazetari me coronavirus, vetëizolohet Zoran Zaev

U intervistua nga gazetari me coronavirus, vetëizolohet Zoran Zaev

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut është vetëizoluar në banesën e tij në Strumicë, pasi gazetari që e intervistoi atë pak ditë më parë ka rezultuar i prekur me Covid-19.

Në një status në rrjetet sociale, Zaev shkruan se ndonëse intervista u zhvillua brenda protokolleve të përcaktuara, sërish vendosi të vetëizolohet, ndërsa sot ka kryer testin dhe është në pritje të rezultatit.

“Ju njoftoj se gjatë javës së kaluar kam pasur një intervistë televizive me një gazetar, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19.

Edhe pse gjatë intervistës i respektuam të gjitha masat si shmangien e kontaktit dhe mbajtjes së distancës, të përcaktuar në protokoll, nga sot jam në vetë-izolim në shtëpinë time në Strumicë.

Nuk kam simptoma, sot kam kryer testin për virusin dhe presim rezultatet gjatë ditëve në vijim në varësi të të cilave do të përcaktohen hapat e ardhshëm”, shkruan Zaev.

Të fundit