Flash News

KRYESORE

U kap me 96 kg drogë në banesë, arrestohet vlonjati

U kap me 96 kg drogë në banesë, arrestohet vlonjati

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi prej 96.4 kg lënde narkotike e llojit kanabis sativa.

Në pranga ka përfunduar Artur Hoxhaj, 39 vjeç nga Vlora, ndërsa droga u gjet në shtëpinë e tij në lagjen ”15 Tetori”.

“Arrestimi i tij erdhi pasi në banesën që mbante në ruajtje në lagjen ”15 Tetori”, iu gjet e sekuestrua një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë totale 96.4 kg. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale të ‘Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve’”, sqaron policia e Vlorës.

Të fundit