Flash News

KRYESORE

U kap me drogë, arrestohet pak para koncertit këngëtari shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar këngëtarin shqiptar që jeton dhe performon në Itali, Engjëll Krifa. Ai njihet me pseudonimin Krijel Flexy dhe është arrestuar pasi është kapur me lëndë narkotike.

Arrestimi i reperit është bërë pranë banesës në momentin që do hipte në makinën e nënës së tij në komunën e Asizit. Ai është vendosur në pranga pak para se të zhvillonte një koncert.

Ne momentin qe u ndalua atij iu gjet 4 gramë marijuanë dhe 36 gramë hashash. Për ndalimin e tij kishte një urdhër nga Prokurorja Francesca Domenica Di Luca.

Ai ka thënë para gjykatës se ishte përdorues droge, ndërsa gjykata vendosi masën e dënimit me 5 muaj dhe 20 ditë burg.

 

Të fundit