Flash News

KRYESORE

U kap duke transportuar marijuanë, lihet në burg zyrtari i Këshillit Bashkiak

U kap duke transportuar marijuanë, lihet në burg zyrtari i

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg anëtarin e këshillit bashkiak të Vaut të Dejë, Dod Dodani , i cili bashkë me tre persona të tjerë u kapën duke transportuar një sasi prej 100 kg lëndësh narkotike të llojit marijuanë.

Ndaj Dodanit u vendos masa e sigurisë "arrest me burg" për 35 ditë, ndërsa për tre të arrestuarit e tjerë Nardi Malaj 45 vjeç, Jozef Ndoci 34 vjeç dhe Aurel Tanushi 24 vjeç gjykata caktoi masën e sigurisë 'burg pa afat'.

Ata u arrestuan dy ditë më parë në rrugën Lezhë-Shkodër, pasi gjatë kontrollit në pjesën e pasme të makinës së tyre "Audi" të parkuar në një pikë karburanti jofunksionale u gjet droga e paketuar në 7 thasë të zinj plastikë e mbuluar me çarçafë.

Gjithashtu në shtëpinë e Dodanit u gjet lëndë e dyshuar narkotike 42,2 gram si dhe fara gjithashtu të dyshuara të bimëve narkotike 179,8 gram.

Të fundit