Flash News

KRYESORE

U kap i dehur në timon, gjykata vendos për Alban Hoxhën

U kap i dehur në timon, gjykata vendos për Alban Hoxhën

Gjykata ka marrë sot vendimin “detyrim paraqitje” për kapitenin e Partizanit Alban Hoxha, i cili u arrestua dy ditë më parë, pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Policia bëri me dije se niveli i alkoolit, në të dy provat me test, ka rezultuar 0.52 miligram për litër. Pra, 0.22 miligramë për litër më shumë sesa niveli maksimal i lejuar për të drejtuar makinën, që është 0.30 miligramë për litër.

Në këto rrethana, Alban Hoxhës i është bërë e qartë nga efektivët Rrugorë që do të shoqërohej në Polici, për veprën penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. Burimet thanë se kapiteni i Partizanit nuk ka bërë rezistencë, por ka dalë menjëherë nga automjeti, siç i është kërkuar dhe më pas është shoqëruar në drejtim të ambienteve të Komisariatit nr.1.

Të fundit