Flash News

KRYESORE

U kap i dehur në timon, si e e bindi Aleksandër Gjoka gjyqtarin për ta liruar

U kap i dehur në timon, si e e bindi Aleksandër Gjoka gjyqtarin

Këngëtari i njohur, Aleksandër Gjoka u la dje në masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' një ditë pasi u vu në pranga nga policia në kryeqytet, sepse drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

“Kam dy vjet pa pirë”, kjo ishte deklarata e artistit Aleksandër Gjoka në sallën e gjyqit teksa zhvillohej seanca për masën e sigurisë.

Por duke theksuar disa herë se ky ishte një rast i veçuar, Gjoka ka kërkuar nga trupi gjykues ta linte të lirë dhe të pranohej kërkesa e Prokurorisë për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke marrë parasysh edhe koncertet që ka të rezervuara me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Mësohet se këngëtari do të jetë sot në Korçë, ku do të performojë në një koncert përpara publikut vendas, por edhe turistëve të shumtë që zgjedhin qytetin juglindor për të kaluar festat, raporton Top Channel.

Të fundit