KRYESORE

U kap me 2 pistoleta në kufi e mashtroi se ishte shtatzënë, gjykata lë në "arrest shtëpie" Fjolla Morinën, në burg shoqëruesit

U kap me 2 pistoleta në kufi e mashtroi se ishte shtatzënë,

Gjykata e Kukësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për këngëtaren Fjolla Morina, e cila u kap me dy pistoleta në pikën kufitare të Morinës në 19 shtator.

Sipas vendimit të gjyqtares Merita Karaj, këngëtarja nga Prishtina duhet të vendoset në një banesë në Kukës, deri sa të sqarohen hetimet, ndërkohë që nuk është kërkuar garanci pasurore.

Ndërkohë, janë lënë në "arrest me burg" me afat 30 ditor, dy personat e tjerë që shoqëronin këngëtaren 34-vjeçare, në momentin e ndalimit të makinës nga policia: biznesmeni Fysnik Syla dhe Fitim Muji. Sipas dëshmisë së këngëtares dhënë në polici, i pari është një mik i saj, ndërsa i dyti shoferi i Morinës.

Fjolla Morina shtatzënë?  

Vendimi për këngëtaren ishte parashikuar të jepej në orën 08:20 të mëngjesin të sotëm, por seanca u shty për shkak se prokuroria kishte dyshime mbi shtatzëninë e këngëtares 34-vjeçare dhe pas rikontrollit rezultoi se Fjolla kishte mashtruar duke paraqitur një formular të falsifikuar.

Mjeku që nxori raportin fals për shtatzaninë është arratisur në Kosovë. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Avokatja e Fjolla Morinës, Aurora Guska ka parlajmëruar se do apelojë vendimin e gjykatës për dy shoqëruesit e këngëtares, ndërsa konfirmoi lajmin se Fjolla nuk është shtatzanë dhe se një prej pistoletave nuk hynte te armët e rrezikshme sipas ekspertizës, ndërsa tjetra ishte çakmak.

“Arrest me burg për dy djemtë është dhënë me afat 30 ditor dhe është lënë detyrë nëse në armën e gjetur ka shenje gishtash ose jo. U paraqit fakti që ka një vajzë 5 vjeçe që është e vetme dhe fakte të tjera që e ka gjykuar Gjykata e Kukësit. Do të ankimojmë vendimin për dy shoqëruesit e Fjolla Morinës. Nga ana  OPGJ dhe herën e dytë sot, Fjolla u dërgua dy herë në maternitetin e Kukësit dhe nuk ka qenë asnjëherë e shtruar në spital, kontrolle rutinë.

Në rastin e parë mjeku nuk jepte të dhënë të saktë nëse është në fillim të shtatzënisë ose jo. Sot prokurorja kërkoi rikontroll dhe nga 2 mjeke rezultoi se Fjolla Morina nuk është shtatzënë. U panë të dhëna të tjera. Është një masë ekstreme, nuk është një masë shumë e lehtë. Ne kishim bërë mbrojtje që është armë zhurmuese për sport, sot nga ana e prokurorisë u paraqit akti i ekspertimit që hyn në kategorinë e armëve të zjarrit, por që nuk janë të rrezikshme. Nuk kemi fuqi ligjore që të kundërshtojmë vendimet e ekspertëve. Do apelohet vendimi për dy djemtë, nuk mund të akuzojmë 3 veta për 1 pistoletë. Ne ofruam dhe garanci pasurore, por Gjykata e la në arrest shtëpie. Kemi marrë një banesë me qira përballë komisariatit”, ka thënë avokatja.

https://politiko.al/fjolla-morina-mashtroi-per-shtatzenine-mjeku-qe-falsifikoi-formularin-arratiset-ne-kosove/

Ditari politik

Të fundit