Pas tetë muajsh dënim, ka lënë qelinë e burgut reperi i njohur Arkimend Lushaj, i njohur si Stresi.
Sot, Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e 31-vjeçarit me kusht nga burgu. Ai u dënua për “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”, pasi në 17 tetor të 2018-ës u arrestua në një hotel në Linzë të Tiranës.
Kujtojmë se policia njoftoi në atë kohë se ndalimi i reperit u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal që operon në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta”, si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.
Stresi është arrestuar edhe më parë nga policia.
Discussion about this post