Flash News

KRYESORE

U kap me kokainë në makinë, arrestohet djali i kryebashkiakut të Bulqizës

U kap me kokainë në makinë, arrestohet djali i kryebashkiakut

Djali i Kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, Enio Alla është arrestuar tre ditë më parë pasi u kap me 5.5 gramë kokainë. Droga u zbulua pas një kontrolli në makinën e tij.

Forcat Shqiponja ishin duke bërë kontrollin rutinë në momentin që kanë ndaluar djalin e kryebashkiakut socialist.

Mësohet se në momentin e ndalimit ai i është drejtuar punonjësve të policies: 'Pse ju nuk e njihni babain tim ju?!', raporton Report tv.

Kujtojmë se në datën 18 shtator mbeti i plagosur me armë në Bulqizë vëllai i kryebashkiakut Alla pas një sherri me armë që mendohet si pasojë e lidhjeve të grupeve kriminale në këtë qytet.

Sherri me armë në Bulqizë, i plagosuri, vëllai i kryebashkiakut të PS

Të fundit