Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
U kap në Maqedoninë e Veriut, si lejoi SPAK 1.3 ton kokainë të kalonte në dy dogana shqiptare
Në lidhje me aksionin ndërkombëtar të zhvilluar sot, që rezultoi në kapjen e 1.3 tonëve kokainë në Maqedoninë e Veriut janë mësuar detaje të tjera.
Mësohet e gjithë sasia e drogës ka kaluar nëpër territorin shqiptar, dhe çdo gjë është bërë me dijeninë e SPAK.
Kokaina ka hyrë ditën e djeshme në Shkodër nga Mali i Zi dhe mëngjesin e sotëm kamioni ka hyrë nga dogana se Qafë-Thanës për në Maqedoninë e Veriut pasi Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dhënë dakordësinë, me qëllim që të mësohej destinacioni final i ngarkesës.
Operacioni dhe gjithë rrugëtimi i kamionit ku ishte fshehur droga është monitoruar në çdo moment nga DEA amerikane dhe Guarda di Finanza italiane.
Kujtojmë se është njoftuar që disa persona janë vënë në pranga sot nga autoritet e vendit fqinj. Sasia prej 1.3 ton kokainë dyshohet se është nisur nga Kolumbia.