Flash News

KRYESORE

U kapën me 86 kg kokainë në Spanjë, arrestohen 4 shqiptarët

U kapën me 86 kg kokainë në Spanjë, arrestohen 4

Katër persona me origjinë nga Shqipëria janë arrestuar ditën e sotme në Benalmadenë të Spanjës, pas kontrollit të automjetit të tyre, ku u gjet një sasi prej 86 kg lëndë narkotike e llojit kokainë.

Të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, ndodheshin në bordin e dy automjeteve, njëra prej të cilave përdorej për të paralajmëruar për praninë e policisë, ndërsa e dyta transportonte drogën.

Pas ndalimit te makinës luksoze e cila u përpoq të shmangte kontrollin policor, policët panë se dy shqiptarët 24 dhe 25 vjeçare, u përpoqën të lajmëronin përmes telefonit celular me ata qe ishin në makinën pas tyre, se policia i kishte ndalur për kontroll.

Agjentët arritën të ndalonin automjetin dhe të identifikonin shoferin dhe pasagjerin, dy shqiptarë të moshave 27 dhe 38 vjeç.

Në automjet ndodheshin dy valixhe, ku secila mbante pako të shumta kokaine me një peshë të përgjithshme prej 86.20 kg.

U gjetën gjithashtu edhe 1 900 euro para të gatshme dhe 8 telefona celularë.

Të fundit