U kërcënua nga Ilir Meta, Rama kërkon të qetësojë situatën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërcënimeve që bëri sot në drejtim të tij ish-kryetari i LSI, Ilir Meta.

Me një postim të shkurtër në ‘Twitter’, Rama kërkon të qetësojë Metën, duke e orientuar drejt njerëzve dhe jo në kërcënime personale.

“Shqipëria s’ka nevojë për britma e kërcënime po për shtet, punë, mirëqenie. Ndaj mos flasim me vete e për vete po me njerëzit e për njerëzit”, shkruan Rama.

Meta bëri përgjegjës direkt Ramën për dhunën ndaj një militanti të LSI në Zharrëz, ndërsa theksoi se ata që prekin votat më 25 qershor do të kenë fatin e Janukoviç.