Flash News

KRYESORE

U kërcënua nga politikani serb, Behgjet Pacolli detyrohet të anulojë vizitën

U kërcënua nga politikani serb, Behgjet Pacolli detyrohet të

Behgjet Pacolli është detyruar të anulojë vizitën zyrtare në Banja Luka të Bosnje-Hercegovinës pas kërcënimeve publike të politikanit serb, Miloard Dodik. Ministri i Jashtëm i Kosovës do të merrte pjesë në takimin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, por prania e tij është kundërshtuar nga Dodik.

“Sapo kam anuluar pjesëmarrjen time në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore për shkak të këcënimeve nga Presidenti i Repulikës serbe të Bosnje dhe Hercegovinës, Miloard Dodik, i cili sot në një intervistë për një medium ka deklaruar se unë dhe delegacioni im nuk jemi të mirëseardhur në Banja Llukë. Me politikan si Dodik rajoni nuk mund të ecën pērpara. Gjuha kërcënuese e Dodikut na kujton një të kaluar të afërt të politikanëve radikal, si ky vet dhe pasojat e këtyere kërcënimeve. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar drejt bashkëpunimit rajonal, ndërsa ftoj zyrtarët e BE-së, sidomos ata në Komisionin Evropian që të mos heshtin ndaj këtyre fenomeneve”, deklaron Pacolli.

Miloard Dodik është president i Republikës Srpska, një entitet autonom brenda shtetit të Bosnjes. Banja Luka, ku do të zhvillohet ky takim, është kryeqyteti i këtij entiteti të dominuar nga serbët.

Të fundit