Flash News

KRYESORE

U konfliktua me armë në shkallën e pallatit, arrestohen 35-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili u konfliktua me armë me dy persona në rrugën Muhamed Deliu për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi në shkallët e një pallati, ndërsa ne vendin e ngjarjes janë sekuestruar tre gëzhoja.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma e zjarrit tip pistoletë dhe 4 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e policisë, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë.

Arrestohet autori i ngjarjes.

Policia e Tiranës pas informacionit të marrë për një konflikt me armë midis tre shtetasve ka organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A.H, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi A.H, në rrugën “Muhamet Deliu”, për motive të dobëta është konfliktuar me shtetasit A. C., dhe A.A., të cilët i ka kanosur me armë dhe më pas ka qëlluar në ajër me armën e llojit pistoletë të cilën ky shtetas e dispononte pa leje.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 gëzhoja.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma e zjarrit tip pistoletë dhe 4 fishekë.

Materiale proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Kanosja", parashikuar nga nenet 278,274 dhe 84 të Kodit Penal.

 

Të fundit