Flash News

KRYESORE

U krijua Covid nga njeriu? Mjeku Harxhi: Do të ishte peshë e madhe nëse…

U krijua Covid nga njeriu? Mjeku Harxhi: Do të ishte peshë e madhe

Ditët e fundit janë shtuar dyshimet se virusi Covid mund të jetë një prodhim nga dora e njeriut. Mes spekulimeve dhe fakteve, vende të ndryshme kanë ngritur tashmë akuza ndaj Kinës si shkaktare e këtij virusi. Mjeku Arian Harxhi, i ftuar në emisionin “Real Story” për të komentuar këtë temë, u shpreh se kjo do të ishte peshë e madhe nëse virusi do të ishte prodhuar nga njeriu.

“Në rast se do ishte me kast nga njeriu, do ishte një peshë e madhe që nuk mund ta mbante OBSH-ja. Është një ekip i tërë ekspertësh në OBSH që merr vendimin. Sa i takon faktit se SHBA mund të tërheqë paratë nga OBSH-ja, kjo është politikë e Donald Trump.

Kështu veproi Trump edhe me NATO-n. Trump i akuzon si institucione burrokrate. Janë cështje politike. Trump ka thënë se ka dhënë 30 miliardë dollarë për shëndetin. Amerika ka investuar shumë në fusha të tjera”, tha Harxhi.

“Tamifluja vepron ndaj njërës prej elementëve që përdor virusi për t’u futur në trupin njerëzor. Disa viruse si gripi i derrit etj i ka prodhuar natyra. Ky u bë një virus njerëzor. Studentëve iu themi se virusi mund të bëjë gabime e kjo të sjellë një tipar të ri. E ky tipar i ri mund të ketë sjellë një zgjatim S. Unë do thosha që amerikanët të thoshin që virusi po ndryshon në disa gjene. Në OBSH u vendos që të jetë epidemi. Gjendja u shpall pandemi, edhe pse ishin 82 raste, që ishin në Kinë”, tha mjeku Harxhi.

 

Të fundit