Flash News

KRYESORE

U kritikua për këngën e fundit, reagon Aurela Gaçe: Nuk kam rregulla

U kritikua për këngën e fundit, reagon Aurela Gaçe: Nuk

Projekti më i fundit muzikor i Aurela Gaçes, kënga "Lento, lento" u kritikua duke u konsideruar si një material jo i denjë për këngëtaren shqiptare, e cila konsiderohet si një prej më të talentuarave që nuk bën kompromise në tregun muzikor.

Një prej këtyre kritikave që e bëri përmes një analize menjëherë pas publikimit  të “Lento-lento” ishte ajo e gazetarit Aleksandër Çipa, i cili kishte rezerva për tekstin. Sot e ftuar tek “Rudina”, këngëtarja u përgjigj në një mënyrë jo të drejtpërdrejtë por u shpreh se këtë këngë e zgjodhi nga pozitiviteti dhe gëzimi që përcjell, për t’i dhënë më shumë ngjyra jetës së atyre që e dëgjojnë.

“S’do ta limitoj veten në asgjë që bëj. Nëse më pëlqen diçka do ta bëj. Nuk kam rregulla”, tha Aurela.

Çipa i zhgënjyer nga Aurela Gaçe: Pse duhet të bije në varfërinë e se thjeshtës pa përmbajtje e në zhargon gati lumpenik fjalesh

Të fundit