U kritikua për qëndrimin ndaj pandemisë, Jeff Bezos dhuron 100 milionë dollarë për luftën kundër koronavirusit

Themeluesi dhe CEO i kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos ka dhuruar 100 milionë dollarë në luftën kundër koronavirusit, për organizatën jofitimprurëse, Feeding America, që ndihmon bankat e ushqimit të ushqejnë familjet në nevojë. Miliarderi amerikan e bëri të ditur donacionin në llogarinë e tij në Instagram, ku citoi se përhapja e koronavirusit ishte shkaku që ai vendosi të bënte një donacion të tillë.

“Edhe në kohë të zakonshme, pasiguria për ushqim në familjet amerikane është një problem i rëndësishëm dhe fatkeqësisht, COVID-19 po e shton edhe më shumë stresin. Bankat jofitimprurëse të ushqimeve varen nga tepricat në bizneset e ushqimeve. Për shembull, shumë restorante dhurojnë ushqimin që tepron. Por gjatë kësaj kohe të distancimit social, restorantet janë të mbyllur, ashtu si shumë biznese të tjera nga sigurohej ushqim. Për t’i përkeqësuar gjërat më shumë, kërkesa rritet ndërkohë,” – ka shkruar biznesmeni.

 

View this post on Instagram

 

Even in ordinary times, food insecurity in American households is an important problem, and unfortunately COVID-19 is amplifying that stress significantly. Non-profit food banks and food pantries rely in large part on surplus food from a range of food businesses. For example, many restaurants donate excess food. But during this time of social distancing, restaurants are closed, and many other normal channels of excess food have also shut down. To make matters worse, as supply is dwindling, demand for food bank services is going up.⁣ ⁣ Today, I want to support those on the front lines at our nation’s food banks and those who are relying on them for food with a $100 million gift to @FeedingAmerica. Feeding America will quickly distribute the funds to their national network of food banks and food pantries, getting food to those countless families who need it.⁣ ⁣ Feeding America is the largest non-profit focused on food security. Millions of Americans are turning to food banks during this time. If you want to help, the link to Feeding America is in my bio. They’d be excited and grateful for donations of any size.

A post shared by Jeff Bezos (@jeffbezos) on

CEO i Amazon, iu desh të përballej edhe me kritika të shumta, pasi Amazon shtoi një buton “Dhuroni”, në faqen e saj. Shumë njerëz reaguan negativisht ndaj kësaj gjëje, duke shtuar se kjo ishte e tepërt që një kompani 1 trilion dollarëshe, si Amazon, të kërkonte donacione për të mbajtur në punë punonjësit.