Flash News

KRYESORE

U kundërshtua nga qytetarët, Rama justifikohet për tabelat në greqisht: Jemi vend europian

U kundërshtua nga qytetarët, Rama justifikohet për tabelat

Pas reagimeve të shumta të qytetarëve për vendosjen e tabelave në  bashkinë e Finiqit, në gjuhën greke së pari dhe pastaj në shqip, është “shfajësuar” kryeministri Edi Rama, duke thënë se “jemi një vend evropian”.

Duke folur në “Javën e Europës”, Rama tha se tabelat u hoqën për shkak se ishin vendosur jashtë parametrave teknike, por që do rivendosen sërish nesër.

Tabelat u hoqën sepse ishin vendosur jashtë parametrave teknike. Po nuk u hoqën për të mos u vënë më, nesër do fillojnë të vendosen dhe deri të premten do jenë vendosur të gjitha mbi bazën e kritereve teknike, kaq e thjeshtë është.

Të gjithë ata që bëjnë patriotin, duke vënë kujën se pse në një zonë ku jeton minoriteti ka tabela ku shkruhet edhe greqisht, u them se ne jemi një vend europian. Kurrë nuk do të arrijnë dot të kthejnë mbrapsht rrugën e një tradite që është e shënuar që në Kanunin tonë dhe sot është mishëruar në Kushtetutën tonë“, tha Rama.

Të fundit