Flash News

KRYESORE

U ‘kyçën’ për një orë në Ministrinë e Brendshme, përfundon takimi Rama-Xhafaj

U ‘kyçën’ për një orë në

Kryeministri Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë realizuar një takim vetëm për vetëm në Ministrinë e Brendshme, që zgjati rreth një orë. Nuk dihet se për çfarë kanë diskutuar dy politikanët, por me siguri për çështjen e nxehtë të Saimir Tahirit.

Kujtojmë që në lidhje me imunitetit e ish-ministrit të Brendshëm, nga mbledhja e Këshillit të Mandateve dolën dy raporte.

Një raport, nga 5 anëtarët e PS-së, kërkonte vetëm kontrollin personal dhe të banesës së Tahirit, ndërsa raporti i dytë i deputetëve të PD-LSI, mbështeste kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm 

Tashmë vendimin për heqjen apo jo të imunitetit të Tahirit do e japë Kuvendi, në seancën plenare që do të zhvillohet këtë të mërkurë.

Të fundit