Flash News

KRYESORE

U la jashtë listave të PD, Igli Cara sulmon Lulzim Bashën: nuk më ka pyetur

U la jashtë listave të PD, Igli Cara sulmon Lulzim Bashën: nuk

Në një intervistë për emisionin “Fol me mua” në RTSH, Igli Cara që u la jashtë listave për deputet nga kryetari Basha tha se refuzon ti quaj zgjedhje ato që po bëhen në PD.  “Nëse do të kishte një garë të ndershme, unë i pari do të thosha: T’i fitove unë do të jem ushtari i partisë tënde. Por unë refuzoj që këto t’i quaj zgjedhje.

Sepse nëse kam refuzuar dhe nuk kam pranuar vjedhjen e Edi Ramës që e kam kundërshtar politik nuk mund të pranoj që të vidhen zgjedhjet në shtëpinë time siç po bën Lulzim Basha. Refuzoj ta quaj kryetar pas këtyre zgjedhjeve farsë”, tha Cara. Deputeti i Durrësit, i cili u la jashtë listës së kandidatëve për deputetë nga Basha shprehet se edhe diktatori Enver Hoxha vendimet e rëndësishme i merrte me njerëz të afërt dhe asnjëherë vetëm siç bëri Basha.

Të fundit