Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
U la në burg nga gjykata, flet avokati i Adjola Lakrës: Masa e dhënë, nga ‘helmimi’ për shkak të opinionit publik
Avokati i Adjola Lakrës, Andi Duraj deklaroi për mediat se shkak i masës së marrë nga gjykata e Tiranës ‘arrest me burg’ ishte prej opinionit publik dhe informacioneve të rreme sipas tij në media.
Sipas tij, prokuroria nuk e ka formuluar ende akuzën ndaj të resë, që dyshohet se nxori në pritë Hekuran Billën natën e vrasjes.
“Vajza ngeli e arrestuar nga helmimi nga opinioni publik. I vetmi moment është fatkeqësia se para se të njihte viktimën, ka njohur një nga autorët e dyshuar që nuk kishte dijeni mbi hasmërinë mes tyre.
Prokuroria nuk ka formuluar ende akuzën, vajza hetohet në rolin e ndihmëses. Në këtë fazë të procesit, të vetmet prova janë delikate dhe se nuk ka patur dijeni për hasmin, se kishte hakmarrje dhe nuk ka telefonuar ditën e ngjarje, por është telefonuar dhe nuk ka arritur të shkojë.
As e ka ditur dhe as ka marrë një shumë parash siç ju thoni, nuk mund tiu them më shumë detaje, pasi cenohet hetimi”, deklaroi avokati i Lakrës.