Flash News

KRYESORE

U largua nga fusha me barrelë, Klopp jep detaje për gjendjen e Salah

U largua nga fusha me barrelë, Klopp jep detaje për gjendjen e Salah

Gjatë ndeshjes me Newcastle, në të cilën ekipi i Liverpool arriti të fitonte me rezultatin 3-2, sulmuesi Mohamed Salah u detyrua të braktisë fushën pasi mori një goditje të fortë në kokë.

Egjiptiani u largua nga fusha me barrelë, pas përplasjes së fortë me një prej futbollistëve të Newcastle.

Por trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp, foli për gjendjen e futbollistit në konferencën për shtyp, pas përfundimit të ndeshjes.

“Ishte në tokë dhe mjeku duhet të merrte një vendim për ta lënë në fushë apo jo. Kur hyri në dhomat e zhveshjes, Salah u ul dhe ndoqi vijimin e sfidës. Pra është mire”, ka thënë tekniku.

Ditën e martë, Liverpooli do të luajë ndaj Barcelonës në sfidën e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve me “The Reds” që do të duhet të përmbysin disavantazhin 3-0 të sfidës së parë dhe Salah është një futbollist tepër i rëndësishëm.

Klopp preferon të tregohet i kujdesshëm për sa i përket aktivizimit apo jo të egjiptianit në këtë përballje teksa deklaroi se duhet pritur për të kuptuar akoma më mirë gjendjen e Salah pasi mori një goditje të fortë.

Të fundit