Flash News

KRYESORE

U largua nga “Xing me Ermalin”, ja ku do ta shikojmë Fifin

U largua nga “Xing me Ermalin”, ja ku do ta shikojmë Fifin

Kohët ë fundit është bërë e zakonshme largimi personazheve nga një televizion në tjetrin.

Fillorata Reçi ose siç njihet ndryshe Fifi, u largua nga “Xing me Ermalin” sezonin e kaluar. Këta largim moderatori i emisionit, Ermal Mamaqi, e ka komentuar si një pamundësi të këngëtares pasi ishte e angazhuar me muzikën.

Por, ajo që deklarohet sot është diçka krejt tjetër. Autor i programit më të ri në “Top Channel”, “Shiko kush luan”, ka deklaruar se këngëtarja Fifi do të jetë pjesë e këtij programi të ri të drejtuar nga Luana Vjollca.

Ky nuk është i vetmi rast që nga “Klan” largohen personazhe me justifikim angazhimet të shumta e më pas dalin arsye të tjera.

Një rast  më i freskët është ai i largimit të velinës se “Xing me Ermalin”, Rashelit, që sipas Ermalit po largohej për shkak të nisjes së vitit të ri akademik.

Ndërsa më vonë, Rashel, largimin e saj nga “Klan” e komenton se erdhi si pasoj e marrëdhënieve jo të mira me regjizorin dhe skenaristin e emisionit si dhe me vetë Ermalin. Ajo ka deklaruar se asaj nuk i lejohej të ishte e lirshme në emision dhe kjo ja vështirësonte punën.

 

Të fundit