Flash News

KRYESORE

U largua nga “Xing me Ermalin”, rrëfehet Rashel: Si duhet të jetë mashkulli im ideal

U largua nga “Xing me Ermalin”, rrëfehet Rashel: Si duhet

Rashel Kolaneci, bukuroshja me 200 mijë ndjekës në “Instagram”,  e ftuar në “Pop Culture”, foli për dashurinë e saj për sportin, raportin me meshkujt e shumë të tjera.

Rashel thotë se që 4 vjeçe është marrë me balet, ndërsa në moshën 12 vjeçare i është futur sportin dhe vetëm dy vite më vonë ka fituar kampionatin e parë në “Kickbox”.

“Ndoshta kam lënë edhe kundërshtarë me trauma, mbase kur kam bërë ndonjë ndeshje, kam lëshuar ndonjë grusht. Unë jam e fiksuar pas sportit, çdo gjë e lidh me të”, shprehet  Rashel.

Shpesh Rashel është akuzuar për ndërhyrje, por ajo nuk e pranon aspak këtë gjë. “Ne si fis e kemi ne gen. Ne qeshim me të madhe në shtëpi kur të dëgjojmë fjalë të tilla. Unë jam më normalja në fis, i kemi gjenetike në fis. Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje. Nuk kam lyer as flokët. Nuk kam asnjë dhëmballë të mbushur, por nuk rri t’i mbush mendjen të tjerëve”.

Sa i përket marrëdhënies me djemtë dhe kush është mashkulli ideal për të, ajo shprehet: “Unë jam shumë realiste me meshkujt dhe preferoj që të jetë brenda në realitet dhe ai, të krijoi besim, të ketë vetëkontroll. Kjo është një cilësi që unë e vlerësoj shumë. Të lodhet shumë për mua”.

Pyetjes nëse është aktualisht në një lidhje, Rashel nuk ka pranuar të jap një përgjigje.

Të fundit