Flash News

KRYESORE

U lidh me Cristiano Ronaldon, modelja lë pasarelën për tu bërë shtëpiake

Partnerja e Cristiano Ronaldos, modelja Georgina Rodriguez, pasi u lidh me të ka lënë pas karrierën e saj duke u shndërruar në shtëpiake.

Së fundmi ajo ka postuar një foto në rrjetin social "Instagram" së bashku me tre fëmijët e saj të vegjël.

Para dy muajsh Georgina solli në jetë fëmijën e parë me yllin e futbollit, vajzën e cila quhet Alana Martina.

Por modelja 24-vjeçare është nënë edhe e tre fëmijëve të tjerë të CR7, të lindur nga nëna surrogate, binjakëve Eva dhe Matteo, dhe CR7 Junior.

Çifti i famshëm ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të mesazheve të publikuara nga modelja Rhian Sugden, me të cilën Ronaldo mendohet se ka tradhtuar partneren e tij aktuale.

Të fundit