Flash News

KRYESORE

U lidh me kolegun, moderatorja shqiptare rrëfen situatën

U lidh me kolegun, moderatorja shqiptare rrëfen situatën

Jona Spahiun është një ndër moderatoret më të reja të ekranit shqiptar, por që ka arritur të fitojë simpatinë e publikut. Jona së fundmi ka nisur një emsion në ‘Digitalb”.

E ftuar në emsionin ‘Rudina’ Jona ka folur edhe për lidhjen e saj të dashurisë me kolegun. Ndër të tjara ajo shprehet se fillimisht e pati të vështirë pasi nuk donte të ngatërronte vendin e punës me ndjenjat personale.

“Njohja jonë ka nisur në ambientet e punës. Ai është komentator sportiv, por unë kam qenë shumë skeptike për këtë lidhje, pasi ambientin e punës nuk dua ta ngatërroj me të tilla gjera. Megjithatë fakti qe ishim në të njëjtin ambient na e lehtësoi njohjen shumë. Tani ai është një arsye pse unë jam e lumtur dhe këtë nuk mund ta fsheh dot”- u shpreh moderatorja.

 

Të fundit