Flash News

KRYESORE

U “mor peng” nga i ati, flet 17-vjeçari: Si arrita të telefonoj policinë

Adoleshenti i "marrë peng" nga babai në qytetin e Beratit, rrëfen atë çfarë ndodhi një ditë më parë, ndërsa thotë se kishte marrë në telefon policinë për ta trembur.

Ngjarja ndodhi dje në lagjen “30- vjetori” në Berat, ndërsa policia ndërhyri në kohë pas lajmërimit të vetë të riut dhe arrestoi babain.

“Pata një shqetësim për një moment sepse nuk po më lejonte të dilja. Njoftova policinë për ta trembur. Ata erdhën te dera dhe po godisnin. Dola kastile nga çatia për t'i thënë ndaloni se u nervozua shumë. Thjesht për ta trembur, asgjë tjetër. Nuk është se po më bënte ndonjë gjë. Unë isha në polici pastaj, ndjenja disa orë. Po i lutesha që të mos godisnit më se acarohet. Edhe vetë policët e dinë vetë”, është shprehur 17-vjeçari për ‘ora news’.

Të fundit