Flash News

KRYESORE

U mposht keq në dy ndeshje, Mourinho do hakmarrjen ndaj Bayernit

U mposht keq në dy ndeshje, Mourinho do hakmarrjen ndaj Bayernit

Tottenham humbi në dy ndeshje kundër Bayern Munchen, ndërsa trajneri Jose Mourinho dëshiron të përballet sërish me bavarezët. Një dëshirë e çuditshme duke parë se anglezët humbën në dy ndeshje.

"Dëshira ime është që ne të vijmë sërish këtu për të luajtur në çerekfinale ose gjysmëfinale, pasi në fazën tjetër ne nuk mund të luajmë bashkë për shkak të shortit. Dëshiroj të vijmë këtu për të luajtur një ndeshje të vërtetë, ashtu siç dëshirojmë të gjithë.

‘’Humbja 7-2? Jam përpjekur për ta injoruar se çfarë ka ndodhur në ndeshjen e parë. Jam munduar për ta fshehur nga lojtarët. Nuk kam bërë asnjë analizë të asaj ndeshjeje me stafin dhe lojtarët. Ishte e rëndësishme për në që ta mbyllnim ndeshjen këtu në Mynih me kokën lart, por dua sërish një sfidë me ta,’’-  deklaron tekniku portugez.

Të fundit