Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
U nda nga bashkëshortja pas skenave ‘hot’ me modelen 17 vite më të re, Devis Xherahu: Ishte koeçidencë
Këngëtari Devis Xherahu në vitin 2011 u nda nga bashkëshortja Paola Kondakçi pas 20 vitesh bashkëjetesë.
Vite më parë, pianistja dhe kompozitorja u përfshi në një sherr me të dashurën aktuale të Devisit. Shkak sipas tyer u bë klipi i këngës “Akoma se besoj”, ku këngëtari dhe ish-Miss Shqipëria, Ertemiona Mejdani shfaqeshin në skena intime.
Këngëtari Xherahi dhe ish-missi, sot partnere e tij Ertemiona Mejdani, të ftuar në emisionin “Rudina” ku folën për lidhjen e tyre. Gjatë intervistës Ertemiola u shpreh se në klipin e parë që kanë realizuar bashkë, ata të dy kanë qenë shumë të ftohtë me njëri-tjetrin.
Ajo thekson se nuk e çonte ndërmend që të ndjente diçka për Devisin. “Ishim shumë të ftohtë tek videoklipi i parë. Unë nuk e çoja ndërmend të ndjeja diçka për Devisin sepse e konsideroja mik”, u shpreh Ertemiona.
Ndërsa këngëtari Devis Xherahu u shpreh se ata qëlluan të kishin karaktere të ngjashme, ndësa shton se e gjitha kjo ishte “koeçidencë”.
“Edhe pse kemi 17 vite diferencë, nuk e kemi ndjerë”, tha Ertemiona.
Ndërsa e pyetur për planet e dasmës Devisi u shpreh se nuk do ceremoni të madhe. “10-20 veta, një kurorëzim në kishë dhe pastaj avionit për muaj mjalti, kaq dua”, tha këngëtari.