Flash News

KRYESORE

U ndal të jepte ndihmë, 22-vjeçarin shqiptar e vrasin dhe i vjedhin makinën në Florida

U ndal të jepte ndihmë, 22-vjeçarin shqiptar e vrasin dhe i

22-vjecari Dhimitri Andoni teksa kthehej nga universiteti ku studionte për financë bëhet dëshmitar i një aksidenti rrugor dhe zbret nga makina për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të perfshire në ngjarjen e rëndë.

Por ndërsa kthehej në makinen e tij tip Hyundai 30-vjeçari, Dana Thomas Byrd  e përplas për vdekje me automjetin që ai drejtonte tip Ford.

Pas këtij akti autori i rrëmben të riut shqiptar makinën dhe arratiset duke e braktisur më pas mjetin shumë larg vendit të aksidentit.

Disa orë më vonë, babai i 22 vjecarit Andoni gjeti automjetin përmes sistemit GPS duke njoftuar në mënyrë urgjente policinë. Pas shumë kërkimeve autoritetet arritë të gjejnë edhe trupin e pajetë të 22 vjeçarit i cili ishte një student ekselent, shkruajnë mediat amerikane. Pas një kërkimi të gjatë autoritetet policore arritën të zbulojnë dhe të arrestojnë autorin në shtëpinë e tij.

Të fundit