Flash News

KRYESORE

U ndalua nga policia shqiptare, çfarë ka postuar në Facebook ekstremisti grek

Babis Karathanos është një prej personave të ndaluar nga policia shqiptare pas ceremonisë mortore të Kostandinos Kacifas. Së bashku me të, policia ka shoqëruar edhe disa persona të tjerë, ndërsa akuzuat ndaj tyre janë për thirrje që nisin urrejtje si dhe bllokimin e rrugëve.

Babis Karathano njihet si ekstremist dhe anti-shqiptar dhe dyshohet se ditën e sotme ai ka hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, pasi nuk ishte lejuar nga policia kufitare.

Ndërkohë, pas përfundimit të ceremonisë mortore të Kacifas, Karathanos ka bërë edhe një postim në rrjetin social Facebook. “Sot e varrosëm heroin tonë Konstantino Katsípha që u vra duke mbrojtur flamurin grek! Le të jetë e lehtë toka e kontinentit verior. I pavdekshëm!”, shkruan ai.

Mediat greke raportojnë se krahas Karathanoss, të shoqëruar janë edhe Thoma Stefo, ish-kreu i Këshillit drejtues të OMONIA, Kristo Duçi, ish-kreu i komunës Dropull si dhe Andrea Kurti.

 

Të fundit