Flash News

KRYESORE

U ndodhën në të njëjtin hotel, artisti shqiptar refuzoi darkën me Selena Gomez

Violinisti i njohur, Olen Cesari, ka treguar një episod mjaft interesant me këngëtaren e njohur Selena Gomez, gjatë qëndrimit të tij në Itali, për  eventin “Artisti i Vitit”.

Olen, i cili ishte i ftuar ditën e djeshme tek “Rudina”, rrëfeu se rastisi në hotel në një dhomë ngjitur me dhomën e këngëtares, dhe pas shkëmbimit të disa batutave, Selena e kishte ftuar për darkë, por violinisti e kishte refuzuar pasi në event darka ishte e përfshirë.

 “Shihja nga penxherja që kishte nja një mijë goca që ulërinin dhe kur dal për të parë se çfarë ka ndodhur, pashë që komshia ime po jua bënte me dorë. I thashë që ajo ishte shkaktarja e kësaj rrëmuje. Ajo ngeli. Më pas më tha që do të më jepte një darkë për të ma shpërblyer shqetësimin, por unë i thashë që nuk ka gjë se darkën e kemi nga festivali dhe bëmë muhabete e gallata pastaj”, ka thënë ai.

 

Të fundit