Flash News

KRYESORE

U nis për të firmosur me Romën, Barça i “prish” mendjen Malcom-it

U nis për të firmosur me Romën, Barça i

Braziliani Malcom ishte nisur drejt Fiumicinos për të kryer vizitat me Romën dhe për të firmosur kontratën, por ndryshoi mendje papritur, si pasojë e një ndërhyrje të Barcelonës.

Katalanasit rritën menjëherë ofertën për kartonin e tij, dhe kjo bëri që klubi i Bordosë të autorizonte brazilianin, që të ndryshonte destinacion dhe të përfundonte në Spanjë.

Kjo kthesë e papritur nuk i ka pëlqyer aspak Romës, që barazoi menjëherë ofertën me atë të Barcelonës, por më pas vendimtare u bë dëshira e lojtarit, që zgjodhi Barcelonën para kryeqytetit italian.

Paraprakisht raportohet se Barça ka ofruar 41.5 milionë euro për sulmuesin, ndërsa pritet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me një klauzolë prej 400 milionë eurosh.

Të fundit