Flash News

KRYESORE

U njohën në Instagram, martohet aktorja e famshme

"Një shëtitje e paharrueshme" (A walk to remember) është një nga filmat që të paktë janë ata që se kanë parë. Personazhi kryesor i luajtur nga aktorja Mandy Moore është vlerësuar shumë nga kritikët e filmit si dhe fansat.

Mandy ka luajtur në shumë filma të tjerë, por ky është roli që i dha asaj famën e dëshiruar. Moore i ka dhënë fund beqarisë pasi u martua në një dasmë intime në shtëpinë e saj në Los Angeles, mbrëmjen e së dielës. Ajo u martua me muzikantin 33-vjeçar, Taylor Goldsmith, para 50 të ftuarve, 3 vite pasi u njohën në Instagram.

“Dasma nisi pasi po perëndonte dielli. Ishte një grup i vogël shoqëror dhe nga familja. Pasi çifti tha “Po”, festa vijoi në një vend privat në Parkun Highland”, tha burimi për “E!News”.

Të fundit