Flash News

KRYESORE

U nxori protestuesve gishtin e mesit, protestë e papritur për Borchardt në sallën e konferencave: Shame on you!

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt është përballur me një protestë të papritur në sallën e konferencës që po zhvillon sot OSBE në Tiranë lidhur me forumin e pestë të zhvillimit të medias.

Sapo ka nisur të mbajë fjalën, një grup vajzash i kanë drejtuar ambasadorit disa pankarta dhe njëzëri thërrasin ‘Shame on you’, si dhe duke kërkuar që ambasadori të shpallet non grata në Shqipëri.

Kjo protestë vjen pasi ambasadori u ngriti gishtin e mesit protestuesve të Astirit disa ditë më parë.

Në fund të fjalës, zyrtari i lartë ka kërkuar ndjesë duke thënë: “janë lejuar njerëz që të na ndërpresin në këtë konferencë, ju kërkoj ndjesë”.

Të fundit