Flash News

KRYESORE

U “pendua” dhe tërhoqi denoncimin, Andi Bushati reagon pas dëshmisë së Xhisiela Malokut: Kjo është makabre

Xhisiela Maloku, vajza e cila ka mohuar dëshminë e ish-efektivit të policisë Emiljano Nuhu se është dhunuar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rrahja ka ngjallur reagimin e analistit Andi Bushati.

Përmes një statusi në facebook, Bushati reagon pas intervistës së vajzës në Report tv, ku ajo mohon pjesën më të madhe të dëshmisë së ish-efektivit dhe tregon një tjetër version të ngjarjes.

“Mund të vazhdojnë të thonë se është shpikje e PD dhe e Bashës. Por a e shpjegojnë dot se si një vajzë që shkon e bën një denoncim rrëqethëse, se e kanë rrëmbyer, rrahur, përdhunuar u "pendua" dhe e tërhoqi denoncimin? Ende askush sot nuk e di te vërtetën e plotë, por nëse ekziston dhe një mundësi e vogël që të nxjerrësh për të të mbrojtur ne tv dikë që e ke masakruar, kjo është makabre.... “, shkruan Bushati.

Vajza u shpreh se kishte tërhequr kallëzimin në polici sepse ndihej e ngarkuar emocionalisht dhe se e kishte zgjidhur mosmarrëveshjen me Rexhep Rrahjen. Xhisiela Maloku, hedh poshtë pretendimin e ish-oficerit Nuhu se në Komisariat ndodheshin deputetët socialistë, Taulant Balla e Rrahman Rrahja, si edhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi.

Të fundit