U përdhunua që 12-vjeçe në jetimore, publikohet promoja e emisionit të Arbanës; Adriana merret nën mbrojtje nga organet kompetente

U bë goxha debat nëpër rrjetet sociale kur Arbana Osmani tregoi se në puntatën e kësaj të shtune do të ishte një vajzë që ishte përdhunuar që 12-vjeçe e cila do fliste me zë e figurë.

Fillimisht ajo u keqkuptua dhe shumë persona i bënë thirrje Arbanës të mos publikohej historia në “Dua të të bëj të lumtur”, mirëpo më vonë, moderatorja sqaroi se vajza tani është 27-vjeçe.

Pak më parë është publikuar dhe promoja e puntatës që do të transmetohet nesër, ku Adriana tregon se si është përdhunuar nga roja dhe polici ku ka bërë denoncimin.

Arbana, po ashtu sqaron se dosja e Adrianës ka shkuar në polici dhe organet kompetente kanë marrë nën mbrojtje atë.

Lexo edhe: Një tjetër histori tronditëse përdhunimi nga roja i jetimores, Arbana Osmani sqaron spekulimet për abuzimin e 12-vjeçares 

 

 

View this post on Instagram

 

Nesër, ora 21.00 në @topchannelalbania rrëfimi tronditës i Adrianës. @duatetebejtelumtur.tch

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on