Flash News

KRYESORE

U përfol për një lidhje me reperin Escobars, reagon Beatrix Ramosaj

Prej disa ditësh ka qarkulluar në media lajmi se këngëtarja Beatrix Ramosaj ishte në një lidhje me reperin e njohur Escobars.

Mirëpo, menjëherë pas këtyre informacioneve  ajo ka reaguar duke shprehur se nuk është në një marrëdhënie me askënd.

Nëpërmjet një postimi në “instastory”, Beatrix ka treguar se ajo është ende beqare.

“E ndryshova statusin tim nga beqare në akoma beqare”, ka shkruar ajo në foton e publikuar.

Kujtojmë se këngëtarja sapo ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me vëllanë e saj Alban Ramosaj.

Të fundit